Home ELBASANI SOT VIDEO/“VARREZAT E DËSHMORËVE” PA MIRËMBAJTJE

VIDEO/“VARREZAT E DËSHMORËVE” PA MIRËMBAJTJE

17

Drejtë shkatërrimit varret e dëshmorëve

Aty prehen trupat e atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e atdheut por mirëmbajtja e ketij vendi, dëshmi e gjakut të derdhur për Shqipërinë prej shumë kohësh është lënë pas dore.

Siç tregojnë qartë edhe pamjet varret e dëshmorëve të atdheut janë mbuluar nga bari dhe një pjesë e tyre janë edhe dëmtuar.

Ndërtesa e cila ishte muzeu i këtyre varrezave është kthyer një vend të shkretë e mbuluar nga mbeturinat . Ata të cilët janë të vetmit që mirëmbajnë këtë vend janë familjarët e dëshmorëve që vizitojnë varret e të afërmve të tyre herë pas here.

Duket sikur autoritet përkatëse kujtohen për këtë vend vetëm gjatë dites së  dëshmorëve në datën “5 Maj”. Këto varreza janë dëshmi e luftës dhe e sakrificës që bën atdhetarët elbasanas ndër vite për lirinë e qytetit ndaj edhe lavdia e tyre duhet të jetë e përjetëshme dhe varret e tyre minimum të mirëmbahen .