Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, ku 48-vjeçarja Shpresa Cami nga fshati Çinar ndërroi jetë në ambientet e bashkisë Lushnje, teksa kishte shkuar në zyrat e bashkisë  për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.

Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale.

Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës shtetësja Shpresa Cani ka ndërruar jetë në vend.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe familjarët e të ndjerës të cilët pohojnë se Shpresa Cami kishte dhe probleme shëndetësore. “Donte të bënte letrat e pensionit. Vajti atje dhe mbeti.

“Donte të bënte letrat e pensionit. Vajti atje dhe mbeti. Vuante nga anemia. Ishte talasemike dhe merrte gjak”, shprehen familjarët e 58-vjeçares.

Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.

ora news