Partia Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit ka zhvilluar sot takimin e parë pas zyrtarizimit të listave me emrat e kandidatëve per Këshillin Bashkiak.

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 Maj, PSD kandidon për këshillin bashkiak. Kryetari i PSD për qarkun Erion Murataj bëri një prezantim të detajshëm të platformës se Socialdemokratëve për këshill.

Një ndër pikat e diskutuara ishte edhe transporti falas për moshën mbi 65 vjeç. Murataj u shpreh se kjo do të jetë një nga pikat që do të lobojnë me këmbëngulje në këshill pas 14 Majit.

Ky vendim sipas tij do të të vij edhe si një formën “shpërblimit” për të gjithë kontributin e dhënë nga të moshuarit.

Më tej mbledhja vijoj në formë diskutimi mes të pranishmëve./Egnatia news