Pak çaste më parë ka mbërritur në vendin tonë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me vizitën e Erdogan dhe pritjen e rezervuar ka reaguar në rrjetet sociale, Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, i cili shkruan se “një qeveri batakçinjsh, të shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgjë, por më të rëndësishme ka t’ju bëjë hosana pesë kacidheve lëmoshe e tu lëpijë këmbët sevapçinjve”.

Postimi i plotë:

Kepucelepirsit e qeverise perballe lavdise shekullore e madheshtore te Skenderbeut tone!
Nderi dhe krenaria shume shekullore e Skenderbeut ndrin dhe eshte nderi i cdo shqiptari.
Ndrin dhe shkelqen ane e mbane botes.
Eshte pranuar kjo madheshti e Skendebeut me perulesi dhe nderim nga miqte dhe armiqte.
Ja çthone me gojen e tyre.

Sulltan Mehmeti kur mori vesh për vdekjen e Kryeheroit tonë tha:
”Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.

Mjerë krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.
Mbreti Ferdinand i Napolit e quante Baba!
Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë e quanin “Atlet i Krishtit”.

Mbretëresha Elisabetë e Parë: “Shfarosës i turqëve”.
Ndersa Volteri shprehej:
” Sikur perandoret e Bizantit të ishin si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.
Nje shesh madheshtor ” Piazza Albania” ndodhet ne Rome ku ndrin e nderohet Statuja e Skenderbeut mbi kale, pikerisht ne kryeqendren e Cezareve dhe te perandorise me te lavdishme te te gjithe kohrave perandorise Romake.

Armet e tij ruhen me nderim ne Muzeun e Vjenes.
Ndersa ne Shqiperi nje qeveri batakçinjsh, te shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgje, por me te rendesishme ka t’ju beje hosana pese kacidheve lemoshe e tu lepije kembet sevapçinjve.

Skenderbeu ndrin dhe kurajua krenare e tij per tu perballur e per te lartesuar emrin e Arberit do te na udheheqe gjithmone.
Sa per kepucelepirsit ka nje vend edhe per ta ne koshin e plehrave te historise.