Presidenti rus Vladimir Putin tha se Shtetet e Bashkuara e kanë gabim kur mendojnë se janë aq të fortë sa të kërcënojnë të tjerët pa të keq. Ky është një gabim, tha ai, që çoi në rrëzimin e ish-Bashkimit Sovjetik.

Putini i bëri komentet gjatë një konferencë për shtyp të Premten vonë ndërsa foli për sanksionet e SHBA ndaj Moskës, sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS.

Ai foli vetëm disa ditë para një takimi me Presidentin e SHBA Joe Biden, kabineti i të cilit në Prill vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë kufizimet në tregun e saj të borxhit sovran.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kongresi, nga burime të tjera. E gjitha është bërë brenda kontekstit të procesit të brendshëm politik të Shteteve të Bashkuara,” u citua Putini të thoshte.

“Njerëzit që e bëjnë këtë, ata ndoshta supozojnë se Shtetet e Bashkuara kanë një forcë të tillë ekonomike, ushtarake dhe politike që mund t’i shpëtojnë kësaj. Nuk është ndonjë çështje e madhe, kjo është ajo që ata mendojnë.”

Putini tha se një sjellje e tillë i kujtoi Bashkimin Sovjetik.

“Problemi me perandoritë është se ata mendojnë se janë mjaft të fuqishëm për të bërë disa gabime. Ne do t’i blejmë këta (njerëz), do t’i ngacmojmë, do të bëjmë një marrëveshje me ta, do t’u japim gjerdan, do t’i kërcënojmë me anije luftarake. Dhe kjo do t’i zgjidhë të gjitha problemet. Por problemet grumbullohen. Vjen një moment kur ato nuk mund të zgjidhen më”.

Biden dhe Putin do të takohen në Gjenevë në 16 Qershor, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë thënë, për të diskutuar “gamën e plotë të çështjeve të ngutshme”, sipas Uashingtonit.