Një 24-vjeçar nga Vlora ka humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh. Poliçia bën me dije se i riu është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më duke alarmuar familjarët. E ëma ka shkuar në poliçi për të denonçuar humbjen e tij duke kërkuar nga blutë e Vlorës që t’ia gjejnë djalin.

“Më datë 14.07.2022, shtetasja R. Q., 60 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin B. Q., 24 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij”, bën me dije poliçia.

Vlora njihet si qyteti ku mjaft të rinj kanë humbur kontaktet me familjen dhe janë të zhdukur prej disa vitesh. /abcnews.al