Një person ka hapur zjarr në ambientet e lokalit të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos, si pasojë humb jetën punonjësja e lokalit. Dyshohet se autori ka hapur zjarr drejt lokalit në një tavolinë ku ishin 3 persona. Nuk dihet kush ka qenë objektiv. Ndërsa dy persona dyshohet se jane plagosur aksidentalisht.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, sipas burimeve spitalore jashtë rrezikut për jetën për momentin.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat, ku autorët mendohet të kenë qenë dy persona. Autori që ka qëlluar dhe një person tjetër që e ka larguar atë me motor nga vendi i ngjarjes
Mes të plagosurve dhe një fëmijë ka marrë një plumb në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Mbërrin në vendngjarje prokurori Ardian Durmishi.