Dy të arrestuarit për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla në Shënavlash, këtë të shtunë kanë dalë para gjykatës së Durrësit, ku janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Djali i tij Esmerald Balla, 34-vjeç, akuzohet se vrau babain dhe trupin e tij e ka hedhur në pus, me ndihmën e Edison Brahaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici, “zhdukjen” e të atit, por hetimet e nxorën zbuluar.
Referuar dëshmive të djalit të viktimës, sherri mes tyre ka ndodhur për motive ekonomike/abcnews.al