TIRANË- Vulosën negociatat e emrit të koalicionit mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe përfaqësuesve të dy partive të tjera opozitare PDK dhe PBDNJ.  Koalicioni, sipas kërkesës së depozituar në KQZ do të quhet “Bashkë Fitojmë”.

Partia e Ilir Metës është udhëheqëse e koalicionit, një akt ky, që tregon se Sali Berisha edhe pse nuk ka vulë dhe firmë, të paktën deri në këto momente ka gjetur strehë tek Partia e Lirisë. Kërkesa për ta regjistruar koalicionin e sipërpërmendur në KQZ mban firmën e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllarit.