Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut amerikan, Joe Biden që SHBA-ja ta fusë Rusinë në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Kërkesa e Zelensky është bërë gjatë një prej komunikimeve të fundit që ai ka patur me presidentin e SHBA-ve.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kjo kërkesë nuk erdhi me të njëjtin nivel urgjence me të cilën presidenti ukrainas u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të siguronin armë shtesë dhe ndihmë financiare.

Biden nuk premtoi angazhim të fortë ndaj kërkesës së Zelenskyt, e cila u raportua për herë të parë nga Washington Post.

Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar më parë të futin Rusisë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, e cila tani përfshin Korenë e Veriut, Sirinë, Kubën dhe Iranin, raporton cnn.

Shtimi i Rusisë do të ishte një lëvizje dramatike që do të përshkallëzonte sanksionet ekonomike dhe do të kishte efekte dytësore në vendet që ende bëjnë biznes me Moskën.