KQZ Shqiperi ka shpërndarë ditën e sotme kutitë, fletët e votimit dhe materialet zgjedhore drejt KZAZ-ve, në bashkitë e qarqeve Dibër, Lezhë, Gjirokastër dhe Fier, përfshirë pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI). Menjëherë vijon puna për shpërndarjen në 8 qarqe të tjera të vendit.

Kur na ndajnë  vetëm 5 ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ka nisur shpërndarja në të gjitha KZAZ-të, e materialeve zgjedhore, kutive të votimit dhe gjithë bazës materiale të nevojshme për nisjen e procesit zgjedhor. Baza materiale ka mbërritur në t gjitha KZAZ-të e qarkut Fier që në total shkojnë në 9. Kreu i KZAZ-së nr.58, Stavri Kola është shprehur se një ditë para zgjedhjeve sipas afateve të përcaktuara do të kryhet shpërndarja e materialeve në QV-të në të gjitha njësitë administrative. Ndërkohë materialet zgjedhore janë nën mbikëqyrjen e policisë.

Në Bashkinë Lezhë, përzgjedhjet vendore të 14 Majit kanë mbërritur me forcat e policisë dhe të RENEA-s, shpërndarja e materialeve të KZAZ-së. Materialet zgjedhore, kutitë e votimit dhe gjithë bazës materiale të nevojshme për nisjen e procesit zgjedhor. Në Bashkinë Lezhë janë 2 KZAZ, KZAZ 12 dhe KZAZ 13.