Edhe pas disa orësh ndërhyrje të zjarrfikësve për neutralizimin e flakëve në Jarua të Fierit, zjarri ende vijon të jetë aktiv.
Sipas burimeve nga terreni të favorizuara edhe nga era flakët janë përhapur në një territor të gjerë duke dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte.
Flaket iu janë afruar edhe banesave ndërkohe që ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Fierit, Albpetrolit, Patosit e Rroskovecit ka bërë të mundur neutralizimin e zjarrit pranë banesave.
Tashmë flakët janë përhapur në një zone me shkurre ku zjarrfikësit po ndërhyjnë me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve.
Më herët banorët e zonës kanë pohuar se kjo është hera e parë që kodrat e fshatit të tyre përfshihen nga një zjarr i tille masiv teksa i janë frikësuar edhe shpërthimeve të vazhdueshme të fishekëve në këtë zonë ku para viteve ’90 ka qenë funksional një repart ushtarak.