Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjëlës së tij në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 28 nëntorit, ftoi aktorët politikë mediat dhe shoqërinë civile, t’i përkushtohen Shqipërisë së gjeneratës tjetër.
Kreu i shtetit tha se brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi
“Sot festojmë 110 vjetorin kur patriotë e delegatë me përgjegjësi kombëtare e historike pagëzuan një zëri shtetin e ri shqiptar. Kishin fe e formime të ndryshme por ndanin të njëjtin vizion për Shqipërinë e pavarur e demokratike.
Kanë mirënjohjen e nderimin tonë të përjetshëm. Shqipëria sot anëtare e denjë e NATO-s. Vendi ynë përfaqësohet denjësisht edhe në OKB si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit.
Shqipëria ka treguar që është derë e hapur për miq e persona në nevojë. Nisja e negociatave për anëtarësim në BE njeh angazhimin në vite të institucioneve. Edhe pse të ndarë në disa shtete, faktori shqiptar ka qenë është e do të jetë i bashkuar në mbështetje të destinacionit tonë të përbashkët në familjen euroatlantike. Integrimi në BE duhet të jetë shtysa për bashkëpunimin për të cuar para reformat.
Brezat e rinj kanë nevojë të shohin perspektivë të qartë zhvillimi. Diaspora duhet të ketë të drejtën e votës. Ftoj aktorët politikë mediat e shoqëritë civile, ti përkushtohemi Shqipërisë së gjeneratës tjetër, të denjë për BE. Duhet të kontribuojmë më tej për njohjen e shtetit të Kosovës dhe të mbështesim liberalizimin e vizave.
Historia e shqiptarëve, histori që na bën krenar, e një kombi që nuk bën kompromis me askënd që cënojnë dinjitetin tonë kombëtar”, deklaroi Begaj.