Punonjësi i sigurisë Arjan Sala i cili ndërroi jetë mes flakësh në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë është shpallur Dëshmor i Atdheut. 32-vjeçari hero u fut në magazinën që u përfshi nga flakët duke i shpëtuar jetën 20 punonjësve të tjerë, ku u nxor i pajetë dy ditë më parë.
Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe pritet t’i dorëzohet familjes nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.
Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues. Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme./mv.abcnews.al