Data 6 dhjetor ka shënuar edhe ndezjen e dritave te pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri Në qendër të Elbasanit .
Mbrëmjen e kaluar janë ndezur dritat e pemës, duke çelur zyrtarisht javët e festave në Elbasan. Në sheshin “ Gensher” duke nisur që nga mbrëmja e djeshme do të mbizotërojnë dritat shumëngjyrëshe, që simbolizojnë festat e fundvitit.
Edhe pse temperaturat janë disi të ulta qytetarët dhe fëmijët kanë mbushur plot sheshin para portës së Kalasë të Elbasanit, për të parë ndezjen e pemës tradicionale që simbolizon ardhjen e Vitit të Ri, e cila duket se shkëlqen gjithë qytetin. Në ndezjen e dritave të pemës së madhe, dhe dekorit të bukur fëmijët e qkf organizuan edhe një koncert me këngë për festat. i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Gledian Llatja i cili percolli fjalën e rastit.
Festat dhe zbukurimet në qytet, më së shumti i gëzojnë fëmijët ndaj dhe dekorit nuk i mungojnë lodrat dhe argëtimet për ta. Sheshet dhe rrugët kryesore të Elbasanit janë stolisur nga dritat shumëngjyrëshe, ndërsa pema tradicionale tërheq vëmendjen më të madhe të fëmijëve./egnatia news