Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani.
Admir Seta 40 vjeç, dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç u përplasën mbrëmjen e djeshme, 16 dhjetor, për vdekje nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel.
Mediet gjermane bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi kur dy shqiptarët nga Podujeva e Kosovës, po kalonin shinat e trenit.
Autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit hekurudhor, që i mori jetën dy shqiptarëve./abcnews.al./