Deputeti i PD, Flamur Noka ka bllokuar foltoren në Kuvend, ndërsa garda ka dalë para.
Debate ka nisur mes Partisë Demokratike, ku nuk kanë munguar sharjet dhe ofendidmet mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës, duke e quajtur njëri-tjetrin “legen”. Noka ka kërkuar përgjigje për nxjerrjen e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Përplasja nisi për shkak se disa deputetë ato që janë pranë Sali Berishës janë jashtë grupit parlamentar të PD-së. Pjesë e këtij debate është bërë edhe Luan Baçi, i cili akuzoi Alibeajn se i shpërben Ramës.