TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se inceneratorët duhet të digjnin qeverinë, por po djegin SPAK-un. Ai tha se nëse janë qeset me para apo urdhrat e qeveritarëve për mungesën e hetimeve të plota nga SPAK, nuk e di, pro se njëra prej tyre është.

“Me hollësi nuk i njoh, përveç atij Shehajt që është një kriminel që doli dhe iu tha shqiptarëve se nuk kishte në makinë material elektoral. Unë me hollësi nuk i njoh prokurorët, por unë gjykoj nga faktet. Kanë marrë në ndjekje penale për inceneratorin e Fierit, për shkak të abuzimit korruptiv me tokën, kategorizimin e tokës kaq persona. Unë njoh mirë procedurën ligjore, e tëra është e kryetarit të bashkisë dhe firmës së tij. Punonjësit kanë përgjegjësi por përgjegjësinë kryesore e ka kryetari i bashkisë. Ai nuk u prek. A çoi ndonjë qese parash tek këta dhe ky quhet korrupsion monetar, apo morën ndonjë urdhër politik dhe ky quhet korrupsion politik ky është fakt”, tha Berisha.

Sipas tij, dokumentet për Arben Ahmetajn i ka nxjerrë Erion Veliaj.

“Na dalin dokumente të cilat nuk janë konsideruar. Dokumentet i ka nxjerrë Erion Veliaj. Erion Veliaj kundër Arben Ahmetajt, por kjo.. mundet një prokurori të fshehë dokumentet? Atëherë ose Veliaj urdhëroi apo pagoi, por ky është korrupsion në çdo variant. Ka bërë ndonjë përgënjeshtrim SKAP-i për këto, jo. Mediat janë vazhdimisht me këtë çështjes dhe kanë të drejtë.

A mundet, a ka logjikë, a ka ligj, parim që mund të pranojë që të vazhdojë disbursimin e parave në një vepër krimi. SKAP-i nuk lëshon urdhër. A e paguan? Kurrë nuk ka ndodhur dhe s’mund të ndodhë, çdo sipërmarrje që gjendet vepër krimi, bllokohet, konfiskohet dhe i bllokohet çdo llogari. Kurse djegësave i vazhdon javë për javë disbursimi se SKAP-i është i kapur. Se kush është më e forta qeset me para apo urdhrat e qeveritarëve unë nuk e di. Por një nga këto është 100% se ndryshe nuk mund të bëhet. Si mund të lejohet të disbursohen 300 mijë euro të një italiani.

Djegësat po djegin SKAP-in, ato duhet të digjnin qeverinë. SKAP-i po del kurbani i djegësave”, tha Berisha.

Ai pyeti më te “si mund të shpjegohet, si nuk i vihen hekurat Engjëll Agaçi, i cili ka marrë shkresën nga agjencia kombëtare e prokurimeve publike ku i thuhet se kjo metodë nuk ekziston në ligj”.

“Njeriu i parë që duhet ta bllokonte në vend vendimin është Engjëll Agaçi sepse ai ka detyrë kryesore verifikimin e ligjshmërisë së akteve. Ai ka bërë relacionin dhe ka firmosur me km vjedhjen. Të gjitha këto, ose këta janë të droguar nga paratë e djegësave, të cilat janë të pafundme…Këtu qytetari dixhital më shkruan dhe më fakton me fotografi, doktor lidhur me deklaratën tuaj se Veliaj ka bërë vizita në Iran, italiani ka lidhur bashkëpunim të ngushtë me kompaninë shtetërore të Iranit, Mapma dhe ja ku më çon foton e tyre. Veliaj një vizitor i shpeshtë i Iranit a kanë lidhje këto. Kjo duhet të hetohet. Ky italiani është hetuar në lidhje me inceneratorin e Tiranës, por çfarë lidhje ka me Iranin nuk e di. Ndaj i bie në pikiatë besueshmëria SKAP-it. Ndaj besohet se është i korruptuar nga shqiptarë”, tha Berisha.