Territori shqiptar në orët e para të ditës pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendi. Por pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.