Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një vizitë në Presidencë.

Takimi i Ramës me Begajn ka zgjatur rreth 50 minuta.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi live për News24 se ky takim vjen pas mbledhjes dje me ministrat e kabinetit qeveritar ku u bë analiza vjetore.

Në takim mes dy zyrtarëve është diskutuar për çështjes politike të vendit. Presidenti i Republikës udhët t’i japë plotfuqi ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatën e Hagës për çështjen detare me Greqinë.

Kujtojmë se ky është takimi i parë që Rama zhvillon me presidentin Begaj për këtë vit që sapo ka hyrë.

(BalkanWeb)