Autoritetet franceze në Saint-Etienne kanë arrestuar më herët gjatë kësaj jave një 20-vjeçar shqiptar i cili shiste heroinë për llogari të një tjetër shqiptari i cili jetonte jashtë Francës.
Pasi u zbulua duke i shitur 1 gramë heroinë një tjetër personi, 20 vjeçari Fabjan Doda u ndoq nga policia deri në banesën e tij ku u zbuluan 770 euro, 11 gramë heroinë gat për shitje, qese plastike për drogën dhe materiale të tjera.
Sipas të riut ai kishte përfituar rreth 2500 euro pas shitjes së drogës për 15 ditë, ndërsa gjykata franceze e dënoi atë me 1 vit në burg dhe ndalim të shkeljes në territorin e Francës.