Shumë qytetarë e kanë nisur vitin duke dal qytet në kërkim të një punë. Thonë se edhe atëherë kur sigurojnë një punë, kryesisht punë krahu, punojne vetëm me ditë dhe ajo që fitojnë iu siguron vetem vaktin e ditës.
Të tjerë shprehen se mungesa e punës i ka detyruar te dërgojnë fëmijet në emigrim e disa prej tyre të vazhdojnë të trokasin ne dyert e zyres se punes në Elbasan
Për zyren e punes në Elbasan, 2022 ishte një vit i sukseshem edhe pse shifrat se sa persona u punësuan përmes këtij institucioni mungojnë.Drejtoresha Marsida Hyseni thote se per 2023 do te hapen programe tē reja për të integruar në tregun e punes edhe personat te cilet nuk kanë arsim, çka nga ana tjeter mbetet një nga pengesat kryesore per te siguruar nje vend pune.
Elbasani është një nga qarqet që është prekur më shumë nga fenomeni i emigrimit dhe një nga faktorët nxitës të tij mbetet padyshim sfida për të gjetur një punë të mirëfillte në qytetin e lindjes./Egnatia news