Antonio Leka është 35 vjeçari që u kap mbrëmjen e sotme nga Policia e Lezhës, teksa ishte i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb. Gjatë konttrollit nga uniformat blu atij iu gjetën brenda mjetit me të cilin po udhëtonte një arsenal i tërë me armë luftarake.
Mësohet se gjatë momentit të arrestimit, Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të Policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, “për të vrarë politikanët”.
“Do të vras politikanët e Lezhës dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – mësohet t’u ketë thënë Antonio Leka policëve.
Nuk dihet ende se përse 35 vjeçari ka bërë këtë deklaratë, por përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.