Zbulohet se burri i pastrueses Rozeta Dobi, Spartaku është kryetar i një Partie. Bëhet fjalë për Partinë e Pajtimit Kombëtar, një nga shumë partitë e vogla në vend. Sipas kërkimit tonë, gjetëm se Spartak Dobi, ish-polic, tashmë në pension, pasion ka politikën, ku edhe e ka sfiduar veten në disa fushata.
Partia e tij ka bërë edhe koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015, bashkë me 23 parti të tjera të vogla, në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Bashkëpunimi vazhdoi në 2019, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Dobin.
Por sërish është e paqartë arsyeja pse një familje kaq e integruar në kupolën qeverisëse, paralelisht me punët e ligjshme realizonte edhe vjedhjet.
Habia e dytë lidhet me faktin sesi ministri Ulsi Manja mohoi njohjen me të ndërsa Spartak Dobi, ndërroi me urgjencë dëshminë e tij dhe takimin e bëri letër. A nuk e njeh ministri Manja aleatin e PS në disa palë zgjedhje? Lidhjet janë të forta, ndërsa detajet që po zbulohen po hedhin hijet e dyshimit për një rrjet klanor shumë të fortë në qeveri e institucione, ku edhe pastrueset zyrtarët i zgjedhin brenda klanit të tyre./Dosja.al