Vijojnë kërkimet në ditën e tretë për Mateo Likën, i cili dyshohet se me makinën e tij ka rënë në Lumin Seman të Fierit.
Edhe pse prej tre ditësh vijojnë këkrimet, ende nuk ka asnjë shenjë për 26-vjeçarin, ndërsa reshjet e dendura e bëjnë edhe më të vështirë punën e polumbarëve.
Dyshimet se një makinë mund të jetë rrëzuar në lumin Seman u ngritën kur në vendin e ngjarjes u gjet një targë, ndërsa barrierat e urës ishin shkatërruar, por nuk përjashtohet as fakti që pas aksidentit drejtuesi të jetë larguar.
Telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja me makinë e 26 vjeçarit.