Ka vijuar plani operacional “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.
Në Memaliaj, janë çmontuar 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe është vënë nën hetim shtetasi me iniciale P.K.
Ndërsa, në Burrel është çmontuar një kamer dhe është vënë nën hetim shtetasi me iniciale G.D.
Njoftimi i Policisë:
Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.
Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.
Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.
Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.