Është një ndër lagjet më të mëdha të Elbasanit, e konsideruar edhe si një qytet i dytë, por prej vitesh në lagjen Skënderbej nuk ka asnjë investim.Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar, gropa të cilat i gjen në çdo metër të të gjithë lagjes ia vështirësojnë jetën çdo ditë banorëve të cilët jetojnë këtu.
Ata shprehen se prej me shumë se 15 vitesh këtu nuk është bërë asnjëinvestim duke e lënë këtë lagje në mëshirë të fatit.Ndërkohë gropat në rrugë krijojnë probleme edhe për mjetet si dhe për linjën e transportit publik.Gjendja në këtë zonë të qytetit bëhet më problematike gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur edhe reshjet janë më të shumta dhe gropat mbushen me ujë.
Shqetësuese në këtë lagje është edhe pastrimi i mbeturinave, ku edhe pse koshat janë bosh, jashtë tyre ka grumbuj të tërë mbeturinash./EGNATIA NEWS