Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola, ka treguar se cilat skuadra janë të interesuara për t’u hequr pikë qytetarëve.

“Nëntë skuadra: Burnley, Wolves, Leicester, Newcastle, Tottenham, Arsenal, United, Liverpool dhe Chelsea duan të na largojnë nga Champions League sepse mund të marrin këtë pozicion”, tha trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp, shkruan abcnews.al.

Manchester City aktualisht është i dyti në Premier League, pesë pikë pas liderit Arsenal. Kujtojmë se “qytetarët” janë nën hetim për mashtrim të mundshëm financiar, që mund të kërcënojë klubin anglez me dënim deri dhe në përjashtim nga Premier League. /G.D