Gjermania do të lëshojë viza 3-mujore për viktimat e tërmetit që kanë të afërm në vend
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se kanë formuar një grup pune për të akomoduar përkohësisht të prekurit nga tërmetet me bazë në Kahramanmaraş në Gjermani.
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha: “Ne duam të sigurojmë që familjet turke ose siriane në Gjermani të sjellin me vete të afërmit e tyre në zonën e fatkeqësisë në një mënyrë joburokratike dhe të ofrojnë strehim dhe trajtim. Vizat do të lëshohen shpejt dhe do të jenë të vlefshme për 3 muaj.”
Kujtojmë që zona e Kahramanmaras në Turqi është ndër më të goditurat nga tërmeti. Deri më tani numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 28 mijë.