Moderatori Blendi Fevziu e ka përballur kryeministrin Edi Rama me një foto të shqiptaro-amerikanit Agron Neza, personi që përmendet në dosjen e McGonigal, në një event të thirrur prej tij në Tiranë.

“Kjo është një pritje ku ka pasur rreth 300 të ftuar dhe të ftuar që kanë sjell njerëz me vete. Shqiptaro-amerikanë, njerëz të komunitetit, shqiptarë. Po ça tregon kjo?!”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke komentuar foton e Agron Nezës në sfond.

Më pas, kryeministri u pyet dhe për Dorian Duçkën, nëse ky i fundit kishte qenë në takimet me ish-drejtorin e FBI.

Fevziu i nxjerr Ramës foton e Agron Nezës në eventin e Ramës

Po Duçka çfarë ishte?

– Ftojeni dhe pyeteni. Nuk ka qenë në takimin e parë.

A kanë përfituar Neza dhe Duçka nga vizita e McGonigal?

– E para nuk rezulton asgjëkundi kjo që thoni ju. E dyta, unë e kam thënë vetë që ai ka ardhur dhe ka folur me mua për influencën ruse. Por asnjëherë nuk më ka kërkuar ndonjë gjë konkrete për x apo y person. Ka folur vetëm në parim.

Nuk ju kanë kërkuar gjë?

– More asgjë, as dëshmi, as pyetje e as interesim. Shiko konkluzionin e aktakuzës, nuk ka as korrupsion, as blerje e as shitje. Thjesht ky njeriu nuk kam deklaruar ca udhëtime që ka bërë, që është puna e tij, dhe që ka marrë ca para në konflikt interesi.

Pse ju ka përmendur Prokuroria amerikane kaq herë?

– Se jam më i gjatë, çfarë të them unë. Kam kam vajtur në Nju Jork, më ka ftuar në zyrëbn e FBI në Nju Jork. Unë kam pasur me të një raport shumë miqësor.

Ish-e dashura ka thënë që ju flisnit në një aplikacion të veçantë?

– Kush ajo që ka thënë e kam dhjerë fare, më falni për shprehjen. Apo që kam marrë para nga mediat shqiptare.

A e ndihmuat Bashën të mbyllte këtë çështje (financimin e PD me para ruse) në Prokurori?

– Po pse do ta ndihmoja?! Paratë i ka marrë Luli, vinte këtu bënte mëk-mëk te ty se nuk dinte çfarë të thoshte. PD ka marrë para nga rusët për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë. Tani na del se edhe non-gratën e këtij të vdekurit që është gjallë e kam bërë unë. Të besosh këtë ose duhet të jesh idiot ose berishist.