Vijon të jetë e bllokuar edhe për dy javë të tjera pika kufitare e Kapshticës.

Në këtë mënyrë emigrantët shqiptarë që janë të punësuar në mënyrë sezonale apo me dokumenta të rregullta nuk do të kenë mundësi të hyjnë në Greqi deri më datën 19 Prill.

Ndërsa shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në vendin tonë nga ora 6:00 deri në 23:00

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 23:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Faxweb.al