Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është edhe i akuzuari për çështjen “Gërdeci”.

Prokuroria ka kërkuar kohë për të dhënë akuzat përfundimtare, ndërkohë që që seanca e radhës do të zhvillohet më 9 maj ora 14:00.

Mediu u mor i pandehur nga SPAK i cili mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen ndaj ish ministrit, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec.

Në njoftimin e SPAK thuhej se në përfundim të hetimeve është vendosur që çështja të dërgohet në GJKKO, me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

SPAK bëri me dije se është vendosur ndarja e çështjes penale, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për të cilat hetimi është ende duke u zhvilluar.