Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezente në Ballkanin Veriperëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar. Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore e Lindore të vendit tonë.

Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës territori i Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat më të shpeshta do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të theksohen në të gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu në të gjithë Kosovën. Por do të ketë dhe reshje të pakta dëbore.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut Republika e MV deri në mesditë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zona Jugperëndimore. POR në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme duke rrezikuar momente të pakta me pika shiu. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore