Efi ka rikthyer sërish sjelljen bullizuese në drejtim të Luizit, njësoj si në javët e para të Big Brother Vip Albania. Ditën e sotme teksa fliste me Nitën dhe Qetsorin Luizi po qëndronte përballë tyre.
Në atë moment Efi doli nga dhoma e rrëfimit dhe bashkë me Dean u afrua duke përqeshur lëvizjet e Luizit. Kjo ka bërë që ndjekësit të reagojnë ashpër dhe duke shkruar se Efi ka dalë sërish në origjinë.
Prej disa ditësh ata janë përplasur ashpër me njëri tjetrin. Luizi krijoi disa dinamika në shtëpi duke përfshirë edhe Efin duke bërë që ajo të shkojë automatikisht në finale.
Nga ana tjetër Efi shprehet se është meritë e saj e gjitha kjo lëvizje dhe së fundmi është shprehur e bindur se do të jetë ajo fituese.