Nga Erion Murataj

Nga takimet e bëra deri më sot pasi jam përballur me militantë që janë ngujuar dhe pse të zhgënjyer në llogoret e rrënuara të estabilishmentit dhe me një masë shumë të madhe njerzish që pyesin pse duhet të votojnë alternativën e PSD dhe nr 8.
Sot gjej rastin të jap 8 arsye PSE duhet të votoni nr 8.

  1. Në kërkojmë besimin nga qytetarët jo nga kryetarët për të qenë përfaqësues.
  2. Ne besojmë tek forca e njerëzve të lirë dhe dinjiteti I tyre.
  3. Ne jemi për qytete me qasje komunitare në vendimarje dhe jo me centralizem oreksi të kryetarit.
  4. Ne vlersojmë dhe përulemi përpara sakrificës dhe mundit të etërve dhe brezave.
  5. Në besojmë tek forca dhe vitaliteti I rinisë e cila për ne s’ka dyshim që është e ardhmja.
  6. Ne besojmë tek njerzit e sakrificës të cilët e kanë ngritur të ardhmen me ndershmëri dhe punë.
  7. Ne dashurojmë jetën dhe natyrën e qyteteve tona dhe angazhohemi për rivitalizimin e tyre në çdo qelizë duke kushtëzuar votën tonë në këshillin bashkiak.
  8. Ne zotohemi të jemi në krah dhe garancia e çdo qytetari përballë çdo institucioni të çdo niveli.
    Misioni ynë është të jemi në luftë me çdo padrejtësi sepse ne mendojmë se :
    “NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RINJTË”