Tre ‘vrasësit’ britanikë të dyshuar për komplot për të vrarë një biznesmen shqiptar në një ‘vrasje për gjakmarrje’ dolën dje para gjykatës.
Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin të Shqipërisë.
Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 £ mes dy familjeve. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë se një person i armatosur i maskuar qëllon me pistoletë ndaj zotit Nikulaj më 19 prill.
Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e djeshëm.
Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.
Hunt dhe Mathin janë nga Bristol. Për Haxhinë nuk u dha asnjë adresë. Gruaja britanike Harriet Bridgeman, 28 vjeç, thuhet se është arrestuar në lidhje me vrasjen.