Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 15 shoqëri tregtare call center dhe 9 shtetas italianë e 4 shqiptarë për dy akuza
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.3230 viti 2022 për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 143/b e 180 i K.Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, janë referuar materiale në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të disa subjekteve me aktivitet në fushën e Call Center nga ana e policisë gjyqësore të Sektorit të Hetimit Tatimore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të cilat nga informacioni i dërguar nga të dhënat e tyre, janë evidentuar me aktivitet të dyshimtë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:
VIBEMEDIA shpk;
FS EUROPEAN BROKER shpk;
IMPORT DATA shpk;
SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk;
BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk;
FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk;
SMARTCALL ITALIA shpk;
STARHUB ALBANIA shpk;
BALKAN MARKETING SERVICE shpk;
ITALIA NETËORK MARKETING shpk;
BOOM BOOM NETËORK;
MARKETING UNLIMITED;
ALBANIA APP DEVELOPMENT;
“LAURENZI GROUP” Dsh; dhe
“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk
Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.
Nga analizimi i gjithë veprimeve hetimore, rezultoi se administratorët e subjekteve Call Center shqiptarë dhe të huaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Subjektet Call Center të sipërcituar kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.
Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.
Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.
Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim në Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u morrën të pandehur dhe u dërguan për gjykim për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal shtetasit shqiptarë dhe të huaj:
F.L., L.S., A.L., M.G.
I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S.
Shuma totale e transaksioneve bankare të ardhura në llogaritë e kompanive më sipër dhe të padeklaruara është në total në vlerën € 5,799,010 (euro).