Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë ujë, me qëllimin për të lehtësuar rrugëtimin e medikamentit në stomak.
Megjithatë, ka shumë njerëz që e neglizhojnë këtë këshillë, pa qenë në dijeni për rrezikun që shkakton mos shoqërimi i barnave me ujë.
Së dyti, medikamentet kanë tendencën të bllokohen në ezofag duke shkaktuar inflamacion dhe irritim por dhe vonesa në rezultat.
Veç kësaj, ngecja e medikamentit në ezofag mund të nxisë edhe urthin dhe gjakderdhje në zonë.
Uji e shmang këtë thonë ekspertët e AgroWeb.org.
Ezofagu nuk përmban nerva të dhimbjes ndaj simptomat e një problemi të mundshëm me ngecjen e ilaçit shfaqen ndjeshëm më vonë.
Disa njerëz përjetojnë simptoma të ngjashme me urthin dhe e anashkalojnë atë.
Me kalimin e kohës, ilaçet që ngecen aty shpërbëhen dhe gërryejnë indet e brishta të ezofagut duke shkaktuar hemoragji, dehidratim të thellë dhe dhimbje.