32 vjeçari me inicialet F.L dyshohet se pas konsumimit të fotoksinës, ka ndërruar jetë gjatë transportimit nga spitali i Vlorës drejt spitalit të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Treblovë. Dyshohet se i riu vuante nga depresioni.
Priten informacione të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit