Këto përmirësime kanë nisur tashmë të lançohen në mbarë botën dhe do të jenë të aksesueshme nga të gjithë përdoruesit gjatë javëve në vijim.
Krijimi i sondazheve ka qenë i mundshëm që në vitin e kaluar, dhe njerëzit kishin mundësinë që të zgjidhnin disa rezultate njëkohësisht. Kjo mundësi ishte mjaft e mirë në rastet kur krijohej një sondazh në lidhje me datat kur ata janë të lirë, por nuk është shumë i përshtatshëm në rastet kur duhet të zgjidhet vetëm një opsion. Për këtë arsye, WhatsApp do të prezantojë një opsion të ri “Allow Multiple Answers” që mund të çaktivizohet nëse nuk dëshironi një gjë të tillë.