Kompania e quajtur +24 ka arritur të krijojë një lojë online me temë kurorëzimin e Mbretit Charles III në vetëm 24 orë duke përdorur inteligjencën artificiale. Me sa duket dhe ChatGPT ka kontribuar në krijimin e kësaj loje të quajtur King Charles Dash.
Vetëm disa orë pas publikimit të kësaj loje gjatë ditës së djeshme, me mijëra njerëz nisën të luanin për të ndihmuar Mbretin Charles që të shkonte në ceremoninë e kurorëzimit në kohë. Në këtë lojë (që mund të luhet falas në web ose mobile) ju duhet të ndihmoni karrocën e Mbretit Charles që të arrijë sa më shpejt në ceremoninë e kurorëzimit, duke shmangur kështu trafikun e rëndë në rrugët e Londrës si dhe gropat në rrugë.
Dave Walker, CEO i +24 tregoi se së bashku me ekipin e tij përdorën 5 programe të ndryshme AI për të zhvilluar lojën brenda 1 dite.
“Kjo mund të jetë një lojë disi e çuditshme, por kjo ishte ideja jonë që në fillim. Ne kemi eksploruar inteligjencën artificiale si një biznes prej disa kohësh, dhe jemi të interesuar se si mund ta përdorim atë për të dërguar aftësitë tona drejt klientëve.” tha Dave.
“Ditën e enjte unë grumbullova ekipin e punonjësve dhe i tregova se na duhej që të zhvillonim një lojë brenda një dite duke përdorur AI. Kurorëzimi i Mbretit Charles III ishte eventi më i madh këtë fundjavvë, kështu që ne e shfrytëzuar këtë rast, dhe rezultatet flasin qartë për suksesin e lojës.” tregoi Dave Walker. “Rreth 80% e lojës është zhvilluar nga AI.