Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim këtë të mërkurë ka reaguar dhe në lidhje me situatën e krijuar politike në vendin tonë para zgjedhjeve të 14 majit.

Kim në një prononcim për gazetarët ka komentuar edhe informacionet  fundit në lidhje me shitblerjen e votës pak ditë para ditës së zgjedhjeve.

Diplomatja amerikanë është shprehur se qytetarëve shqiptarë duhet që tu sigurohet e drejta e votës dhe ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë detyrën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo shkelje nga subjektet politike.

“Të gjithëve duhet ti  garantohet e drejta e votës. Kemi parë raportime ditët e fundit për shit blerje të votës, institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo subjekti politik. Nëse dikush thotë që janë duke blerë vota për një parti politike, atëherë kjo parti politike duhet që të marrë masa”,  ka thënë ajo./abcnews.al