Tre pacientë vdiqën pasi zjarri përfshiu një spital në Austri , për shkak të të cilit rreth 90 pacientë u evakuuan nga ndërtesa, tha një përfaqësues i spitalit që ndodhet në Medling, në jug të Vjenës.
“Shkaku i tragjedisë nuk ka qenë ende i mundur të sqarohet me siguri ”, vuri në dukje zëdhënësja, ndërsa zjarret e këtij lloji janë jashtëzakonisht të rralla në këtë vend të pasur me 9 milionë banorë.
Zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 me orën lokale (02:00 me orën greke) në një dhomë të qendrës së infermierisë dhe u përhap me shpejtësi,sipas një deklarate nga Shërbimi Shëndetësor Rajonal.
Njësia zjarrfikëse ka dërguar 33 automjete dhe rreth 170 zjarrfikës . Në vendngjarje ka shkuar edhe një ekip i Kryqit të Kuq.
Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh dhe pacientët e evakuuar janë transferuar në ambientet e tjera të infermierisë.