Një automjet tip “Volkswagen’ ka rënë përmbys në kanalin buzë rrugës në rrethrrotullimin e Plugut.
Drejtuesi i mjetit Gledion Velcani 30 vjeç nga Porteza e Fierit ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke rënë në kanalin, i cili nuk ka pasur ujë.
Ai ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe fatmirësisht janë pa lëndime.
Dy personat e aksidentuar janë nxjerrë nga mjeti, nga personat që kanë bizneset aty pranë e më pas është njoftuar policia.
Pas mbërritjes në vendngjarje, 30-vjeçari që drejtonte mjetin ka debatuar me gazetarët duke i ofenduar dhe kërcënuar me jetë nëse e shihnin aksidentin të filmuar në media.
Edhe pse policia ishte prezente gjatë debateve nuk ka ndërhyrë për të normalizuar situatën.
Pas disa minutash, policia ka nisur procedurat për shkaqet e vërteta të aksidentit.