Në kuadër të sezonit turistik në Elbasan policia ka marrë masat për mbrojtjen dhe shmangien e aksidenteve për shkak të shtimit të lëvizjeve.
Specialisti i policisë Rrugore në qarkun e Elbasanit ka bërë apel drejtuesve të makinave që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes dhe që të zbatojnë e respektojnë rregullat e qarkullimit.
Policia thote se për shkelësit do të ketë edhe ndëshkime.
Si pasoje e gabimeve të bëra nga drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë shënuar aksidente që kanë përfunduar me humbjen e jetës ndak këshillohet respektimi i rregullave të Kodit Rrugor.