Policia e Tiranës ka reaguar pas një shperthimi të regjistruar paraditen e sotme në në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk.
Policia raporton se nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.