Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke raportuar në Kuvend për situatën e fundit të shkaktuar në veri të vendit, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës, ka thënë se Kosova “nuk lejon të nënshtrohet nga ushtria fashiste e Vuçiçit.
Teksa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për “vetëpërmbajtje të theksuar” që nga nisja e tensioneve në veri në fund të majit, Kurti ka thënë se autoritetet e Kosovës në vazhdimësi janë përgjigjur me “kujdes maksimal”.
“Policia e Republikës nuk bën gjueti shtrigash. Ajo iu nënshtrohet maksimalisht standardeve të provës e dëshmisë faktike. Këto shkolla e trajnime nuk lejojnë politizimin e procedurave dhe të operacioneve. Unë, kryeministri, e kam marrë vesh sikur ju për arrestimin e eksponentit e njërit prej krerëve të ‘Mbrojtjes Civile’. Por aq i madh është paniku, të strukturat e grupet kriminale, mua më është krijuar përshtypja që ende s’jemi të vetëdijshëm për përmasat e rëndësinë për krimin e organizuar që i ka ky i arrestuar që ndodhet në paraburgim”, ka thënë Kurti në fillim duke komentuar arrestimin e të dyshuarit për krime në veri, Milun Milenkoviq.