Marsel Kasi është 35-vjeçari, i cili humbi jetën ditën e sotme pas një aksidenti tragjik në Qafë-Gjashtë.

Kasi mbeti i vdekur ne vend ndërsa motorri me të cilin ai udhëtonte u përplas nga një makinë e drejtuar nga Taulant Bita.

Viktima është transportuar në morg, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.