Një godinë apartamentesh është shembur në qytetin Recife në verilindje të Brazilit, duke i marrë jetën të paktën tetë personave.

Dy fëmijë, pesë dhe tetë vjeç, ishin mes viktimave kur pallati u shemb dje. Shkaku nuk është ende i qartë, por Recife është goditur nga reshje të larta shiu ditët e fundit.

Raportet thonë se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe gjashtë janë ende të zhdukur në lagjen Janga.