Ka përfunduar takimi informal i Kryeministrit Edi Rama me liderët e tjerë të rajonit, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në Tiranë në ambientet e Vilës 30, Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi dhe liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Në takim kanë marrë pjesë gjithashtu dhe  Ilir Beqaj, drejtues në Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Detaji i rëndësishëm, është mungesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka deklaruar se Kurti do të jetë  Kretë të Greqisë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Ka qenë Kryeministri Edim Rama, i cili në një postim në Facebook ka shpërndarë një foto së bashku liderët dhe Komisionerin, të shkrepur, fill pas takimit.

Rama: Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Austri, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar  së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

(Xh.H/FaxWeb.al)